Edhe “Kuqezinjët e Jakovës” kanë reaguar lidhur me festivalin e birrës që do të mbahet në Korçë.
Edhe ky reagim i tyre vije pasi që në këtë festival është planifikuar që të performojë këngëtari serb, Goran Bregoviq.
Mes tjerash, tifogrupi nga Gjakova ka bërë thirrje që ky festival të anulohet.
Reagimi i plotë nga “Kuqezinjët e Jakovës” (pa ndërhyrje):
“Reagimi i parë dhe i fundit:
Ndaloni festivalin se më pas do detyrohet dikush të vijë në ‘festivalin’ tonë.
Për bes te Shqiptarit, festivali yne sdo jet i këndshëm pastaj.
Me gjith forcën, mbrojm sakrificen e UÇK kundër okupatorit serb, pas 22 viteve as pas 222 viteve as KURR nuk u lejohet të vijn të këndojn në trojat tona.
Trojet tona nuk mund ti bojkotojim,
Por PO, mund ti mbrojim nga kushdo
Shqipëria e Shqipëtarëve,
Kuqezinjët e Jakovës/Gjakovë/Shqipëri”.