-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Paralajmërimi për Qeverinë: Ja kushtet që duhet t’i vendosen urgjentisht Serbisë

Rekomandime

“Do të ishte injorim i identitetit shtetëror dhe kombëtar, do të ishte shkelje mbi gjakun e dëshmorëve dhe viktimave civile të luftës nëse që në fillim nuk kërkohet nga Serbia pranimi i krimeve të bëra në Kosovë, nëse nuk kërkohet kompensimi i dëmeve sipas konventave ndërkombëtare. Ne nuk mundë të harrojmë faktin se ekipet e ekspertëve që kanë analizuar dhe kanë evidentuar dëmet e luftës në Kosovë, të kryera nga Serbia, kanë konstatuar një shifër prej rreth 22 miliardë euro”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët po presin formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës, e të cilat do ta kenë kërkesë urgjente nga faktori ndërkombëtar rifillimin e bisedimeve me Serbinë, kërkojnë që këto bisedime të mos nisin të papërgatitura në detaje, sikur që ka ndodhur deri më tani procesi i zhvilluar nga Hashim Thaçi dhe vartësit e tij, por qeveria Kurti si pikë të parë të bisedimeve ta nxjerr kushtëzimin ndaj Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

- Advertisement -

Për këtë temë që është lënë pas dore tash e dy dekada, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Ali Hertica.

Ali Hertica

Kosova para fillimit të bisedimeve duhet të përgatit një platformë përfundimtare për sa i përket dialogut me Serbinë, dhe mos të shkoj me duar në xhepa siç janë shkuar deri më tani duke buzëqeshur në tavolinat e Brukselit ku kjo platformë do të ketë pikë të parë kërkesën për kompensimin e dëmeve të luftës, ngase vetëm kështu do të vlerësohet edhe qëndrimi i Prishtinës për seriozitetin e shtet ndërtimit të pa varur të shkëputur nga Serbia. Këtë duhet të ketë parasysh si ujin dhe bukën në sofër qeveria e Albin Kurtit”, tha analisti politik, Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hertices, aktualisht Kosova dhe Serbia janë futur në fazën finale të dialogut, në të cilën është paralajmëruar edhe arritja e një marrëveshjeje finale, që do të nënkuptonte normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Mirëpo Hertica thotë se nuk mundë të ketë normalizim dhe as njohje reciproke nëse pikë e parë nuk trajtohet pranimi i fajësisë për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, dhe kjo nënkupton pranimin e kushtit për zbardhjen e fatit të të gjitha viktimave dhe kompensimin e dëmit material dhe moral të luftës në Kosovë.

Do të ishte injorim i identitetit shtetëror dhe kombëtar, do të ishte shkelje mbi gjakun e dëshmorëve dhe viktimave civile të luftës nëse që në fillim nuk kërkohet nga Serbia pranimi i krimeve të bëra në Kosovë, nëse nuk kërkohet kompensimi i dëmeve sipas konventave ndërkombëtare.

- Advertisement -

Ne nuk mundë të harrojmë faktin se ekipet e ekspertëve që kanë analizuar dhe kanë evidentuar dëmet e luftës në Kosovë, të kryera nga Serbia, kanë konstatuar një shifër prej rreth 22 miliardë euro.

E tash natyrisht për t’u krijuar një pajtim, dhe për të parë që Serbia me të vërtet dëshiron që të lë prapa vetës politikën e Sllobodan Millosheviqit, ajo duhet të jetë e gatshme që të përgjigjet pozitivisht në këtë faturë të dëmeve të luftës, që me ndërmjetësim dhe garantues ndërkombëtar të nënshkruar marrëveshjen për fillimin e llogaridhënies për të gjitha dëmet ekonomike, si në pronën private si në atë publike e shtetërore, por edhe dëmet tjera që i ka shkaktuar Kosovës me luftën e saj shfarosëse”, shtoi Hertica për “Kosova Sot Online”.

Sipas Herticës, Kosova nuk e ka asnjë arsye pse ta lë anash këtë temë serioze në procesin e fillimit të bisedimeve që pritet të nisin nga qeveria në ardhje, e cila duhet të jetë shumë e përgatitur në këtë fushë.

Duhet të angazhojë ekipe të ekspertësh për të analizuar edhe njëherë dhe verifikuar se cila duhet të jetë fatura finale e këtyre dëmeve që do të nxirret në tavolinë të bisedimeve me Serbinë si kusht i parë për të ecur tutje.

Aty duhet të kemi një raport gjithëpërfshirës, kompensimi i dëmeve të luftës, të pagjeturit, hisja në pasurinë e ish-Jugosllavisë dhe tema të tjera, me të cilat duhet të kushtëzohet dialogun me Serbinë në Bruksel, duke u lënë anash ajo logjika nënshtruese dhe servilizuese e palës kosovare në raport me Serbinë e cila në procesin e deritanishëm të bisedimeve ka prodhuar një gjendje, ku pala kosovare nuk e marr guximin për ti futur në fillim të agjendës së bisedimeve të vërtetat faktike për krimet e Serbisë ndaj Kosovës”, përfundoi Hertica për Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit