-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Paralajmërimi serioz për ndarjen e Kosovës: Ja plani skandaloz i Thaçit me Vuçiqin

Rekomandime

“Një mashtrim i Thaçit ndaj qytetarëve të Kosovës dhe një paraqitje e Vuçiqit, si dhelpër dinake ndaj qytetarëve serb, për marrëveshjet dhe nënshkrimet e fshehura mes presidentit të Kosovës dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiq, na lënë të kuptojmë shumë mirë se akoma nuk është e tëra e zbardhur, por do bindemi mu atëherë kur edhe përfundon kjo marrëveshje e stërzgjatur Kosovë-Serbi sepse 20 vjet pas luftës dhe në prag të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i kemi punët “llugë” në mesë të dy shteteve Kosovë-Serbi”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Duke qenë se PDK-ja është parti politike e cila ka qenë në pushtet, dhe në proces të bisedimeve me Serbinë që nga shpallja e pavarësisë e deri në këtë mandat të fundit, gjithmonë me Hashim Thaçin si aktor kryesor, analistë politikë theksojnë se me mbetjen e PDK-së në opozitë, edhe zyrtarisht po pranohet se plani për ndarje ka qenë dhe është pjesë e këtyre bisedimeve, pavarësisht se deri më tani ishte kontestuar një fakt i tillë.

Analisti politik, Ragip Guraziu, këtë të vërtetë të madhe e nxjerr nga kontesti i deklarimit të nënkryetarit të PDK-së, Hajredin Kuqi, i cili ka thënë se është i pasinqertë ai që thotë se do të shkojmë në dialog dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis, sikurse që ka thënë se është e vështirë që të bëhet marrëveshje pa PDK-në.

Ragip Guraziu

“Po kuptohet qartë për atë që duhet ta kuptojmë, se kjo si dhe çka deklaron nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuqi, nuk donë më shumë koment.

- Advertisement -

Një mashtrim i Thaçit ndaj qytetarëve të Kosovës,dhe një paraqitje e Vuçiqit, si dhelpër dinake ndaj qytetarëve serb, për marrëveshjet dhe nënshkrimet e fshehura mes presidentit të Kosovës dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiq, na lënë të kuptojmë shumë mirë, se akoma nuk është e tëra e zbardhur, por do bindemi mu atëherë kur edhe përfundon kjo marrëveshje e stërzgjatur Kosovë-Serbi sepse 20 vjet pas luftës dhe në prag të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i kemi punët “llugë” në mesë të dy shteteve Kosovë-Serbi.

Këtu nuk duhet anashkaluar edhe misionet e ndërkombëtarëve që disa edhe me hile i kanë shty këto marrëveshje, sa ma shumë kohë, që dikujt i ka konvenuar,por në fund të fundit, kjo e tëra do të na del siç thotë një fjalë popullore,”Dardhë me bisht”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Guraziut, qeveria Kurti tani duhet të jetë shumë e kujdesshme, për të mos rënë në kurthet e kurdisura nga Thaçi dhe Vuçiq, sepse ato veç po i zbulojnë dhe po i bëjnë të ditura vetë zyrtarët e PDK-së, në mënyrë të tërthortë kur po flasin për planin e akorduar në mes të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit për ndryshim kufijsh, edhe pse nuk e thonë saktësisht ashtu, por e kamuflojnë kinse do të jetë një marrëveshje e dhimbshme .

“Dyshimi se Thaçi dhe Vuqiq janë pajtuar plotësisht për opsionin e tyre të kompromisit, që do të thotë shkëmbim territoresh në dëm të Kosovës, ose duke deklaruar një marrëveshje e dhimbshme do të jetë e detyrueshme për cilin do koalicion qeverisës, na bënë të besojmë e të jemi shumë të shqetësuar nga vetë deklarata e nënkryetarit të i PDK-së Hajredin Kuqi, sidomos kur ai thotë se është i pasinqertë ai që thotë se do të shkohet në dialog por pa asnjë kompromis, por edhe kushtëzimi i këtyre bisedimeve vetëm me pjesëmarrjen e PDK-së.

Pra diçka serioze fshihet këtu, e ajo duhet të jetë marrëveshja e akorduar paraprakisht në dëm të Kosovës, prandaj z. Kuqi e ka deklaruar hapur se është e vështirë që të bëhet marrëveshje pa PDK-në”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu thotë se deklarimet e tilla të njëpasnjëshme, bëjnë me dije tërthorazi kopleksicitetin e situatës në të cilën gjendet vendi, si pasojë e pazareve të nisura nga Hashim Thaçi.

“Partnerët e koalicionit në ardhje, LVV dhe LDK duhet t’i marrin e analizojnë seriozisht, para se të vendosin ta krijojnë ekipin për bisedime dhe të nisen në atë proces.

Nuk duhet qitur as një hap të vetëm në atë drejtim pa i analizuar dhe vlerësuar përfitimet dhe dëmet që kemi pasur si shtet nga marrëveshjet e deritanishme, kush i zbatoi dhe kush I anashkaloi ato.

Në bisedime mundë të shkohet vetëm me projekt të qartë të rrugës dalëse dhe me garanci ndërkombëtare të zbatimit të marrëveshjes reciproke duke u iniciuar që nga fillimi si proces i ri dhe pas një nuancë të devijimit nga zgjidhja kushtetuese mbi të cilën është shpallur pavarësia e Kosovës para 12 vjetësh. Planet e fshehta në mes të Thaçit dhe Vuqiqit le të mbesin në kujtesën e tyre dhe harresën historike, sepse zbatimi I tyre do të ishte një bombë e re e kurdisur në mes të Ballkanit”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit