Mbi 850 forca speciale u vendosën mbrëmë në hapjen e monumentit të Stefan Nemanja për ta siguruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi kreu i Drejtorisë së Policisë në Serbi, Pusiq.
Ai tha se inteligjenca njoftoi se do të bëhej një ate ntat, raporton mediumi serb, B92.
Pusiq konfirmoi për TV Pink se masat e sigurisë u forcuan kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hapi monumentin për Stefan Nemanja.
Ai tha se shkarkimi i Shefit të Administratës së Policisë në Novi Sad, Milorad Shushnjiq, nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë rast.