2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Paralajmërohet mundësia e rritjes së çmimeve edhe për ujin e pijes

Rekomandime

Në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot është diskutuar për rritjen e mundshme të tarifave të ujit të pijes.

Nga zyrtarët e Autoritetit Rregullator të ujit në Kosovë, gjatë raportimit është thënë se ata janë duke bërë presion të vazhdueshëm tek kompanitë rajonale të ujësjellsave që të mos rriten faturat e ujit, duke i zvogëluar humbjet e panevojshme të ujit.

- Advertisement -

Hajrije Morina, drejtoreshë e këtij Autoriteti, u shpreh se fokus i tyre është zvogëlimi i humbjeve të ujit në mënyrë që tarifat e ujit të mbeten të njëjta të paktën edhe për tri vitet e ardhshme.

“Jemi duke i shqyrtuar tarifat, jemi duke bërë presion tek kompanitë që t’i zvogëlojnë humbjet në mënyrë që të ulen shpenzimet dhe të mos ketë ngritje të çmimeve të ujit. Pra, jemi të përkushtuar që tarifat e ujit të mbeten të njëjta edhe për tri vitet e ardhshme”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, nga deputetët e opozitës, anëtarë të këtij komisioni u përmend edhe çështja e mospagesës së ujit nga qytetarët e katër komunave veriore, si dhe shkarkimi i fundit i kryeshefit të KRU Gjakova, të cilin Pal Lekaj nga AAK-ja po e sheh si ndërhyrje politike dhe të padrejtë.

- Advertisement -

“Pas shumë sukseseve të arritura në KRU Gjakova, është shkarkuar kryeshefi i kësaj kompanie. Kjo është e paarsyeshme. Në anën tjetër kemi edhe një shembull të keq në veri, ku qytetarët në veri nuk paguajnë fare ujin. Prandaj këtu ka pabarazi dhe diskriminim për qytetarët në pjesën tjetër të Kosovës”, ka shtuar Lekaj.

Ndërsa, Driton Hyseni nga LVV-ja i është përgjigjur Lekajt duke i thënë se nuk ka asnjë prapavijë politike shkarkimi i kryeshefit ekzekutiv në KRU Gjakova.

- Advertisement -

Ky i fundit ngriti edhe shqetësimin e tij për mungesë të ujit gjatë verës në Podujevë.

“Është shqetësuese 100 mijë banorë në Podujevë mos me pasë ujë të mjaftueshëm gjatë verës”, ka deklaruar ai.

Ndryshe në këtë mbledhje të këtij komisioni është miratuar edhe Raporti me amendamente për Projektligjin për punimet nga metalet e çmuara, raport ky i arsyetuar nga përfaqësuesi i Grupit Punues, Driton Hyseni, si dhe raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit