4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Paralajmërohet një skenar i rëndë për Kosovën: Ja prapaskena e ‘pazarit’

Rekomandime

“Nëse vazhdohet kështu deri në fund të dhjetorit, atëherë mund të them që edhe qytetaret s’kanë faj pse po tentojnë dita ditës të ikin nga Kosova. Madje në shenjë të humbjes së shpresës kjo ikje mundë të merr akoma më shumë përmasa alarmante, masive. Unë mendoj që pasi ka filluar ky rinumërim të përshpejtohet dhe të finalizohet, urgjentisht, si dhe Qeveria e re të krijohet më së voni deri në mesin e dhjetorit, ndryshe Kosova do shkoj edhe në kolaps ekonomik dhe në atë politik”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti politik, Dardan Grapci duke parë që vendi po futet në një krizë të thellë pas zgjedhore, pas vendimit për rinumërimin e ri të votave, dhe caktimit të afatit prej tre javësh për përfundimin e këtij procesi, ka thënë se përgjegjësinë kryesore për këtë lojë të pistë për interesat politike, do të duhet ta bartë komplet stafi i KQZ-së dhe SKQZ-së,

Sipas Grapcit, e mbrapshta e këtij procesi zanafillën e ka tek formularët e shtypur gabimisht nga vetë KQZ-ja, një skandal që u minimizua dhe u mbajt në heshtje vazhdimisht nga zyrtarët e KQZ-së dhe të SKQZ-së.

Tani sipas Grapcit, prapaskenat e këtij procesi të rinumërimit janë që ta dobësojnë rezultatin zgjedhor të LVV-së e LDK-së, për ta futur edhe koalicionin NISMA-AKR-PD në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -
Dardan Grapci

Edhe pse zyrtarisht zgjedhjet e 6 tetorit kanë përfunduar me sukses, NISMA dhe LISTA SERBE kane filluar të qojnë pluhur kinse është bërë një padrejtësi apo manipulim gjatë numërimit të votave nga KQZ-ja.

Ajo se çka do të sjell tani është më shumë probleme të reja, është rinumërimi i votave, për çka KQZ-ja dhe SKQZ-ja po akuzohen padrejtësisht nga këto dy parti pasi që vetë e kanë kërkuar duke menduar se si mundet për tu manipuluar ku proces në interesin e tyre.

- Advertisement -

Megjithatë edhe KQZ-ja e ka një masë të madhe të përgjegjësisë sepse është dashur që menjëherë pas numërimit të të gjitha votave duke i përfshirë edhe ato nga diaspora, dhe disa rinumërimeve që ndodhën me vendim të KQZ-së dhe PZA-p-së, të gjitha të tjerat të përfshihen në rezultat valit dhe të merret vendimi për certifikim.

Këtë është dashur ta bëjnë Valdete Daka me anëtarët e KQZ-së pasi e kanë konstatuar procesi ka përfunduar, e jo ti dëgjoj disa gjyqtar e avokat të korruptuar, të kapur edhe nga politika, që e rikthyen procesin në pikën zero, për rifillimin e ri të numërimit të votave”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, marrë në tërësi, ky është një dështim i madh i KQZ-së për të cilin do të duhej dhënë edhe përgjegjësi.

KQZ-ja në këtë rast është dashur të jetë e fortë në qëndrimet e saj, të merr dhe ti respekton vendimet, dhe jo të luaj me ndjenjat e votuesve dhe ta dëmton kredibilitetin e një procesi shumë të rregullt zgjedhor, kur dihet se krejt këto probleme po krijohen nga partitë që tani kanë dal në opozitë, dhe po kërkojnë që të krijohet një situate ku Kosova ose të shkoje edhe njëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ose ta bllokojnë formimin e Qeverisë nga LVV-ja dhe LDK-ja”, shtoi Grapci për Kosova Sot Online”.


Grapci shprehë frikën që një bllokadë e re, që mundë të ndodhë tani, do ta nxis edhe një eksod të ri të rinisë jashtë vendit, në shenjë të humbjes së besimit në shtet.

Nëse vazhdohet kështu deri në fund të dhjetorit, atëherë mund të them që edhe qytetaret s’kanë faj pse po tentojnë dita ditës të ikin nga Kosova.

Madje në shenjë të humbjes së shpresës kjo ikje mundë të merr akoma më shumë përmasa alarmante, masive. Unë mendoj që pasi ka filluar ky rinumërim të përshpejtohet dhe të finalizohet, urgjentisht, si dhe Qeveria e re të krijohet më së voni deri në mesin e dhjetorit, ndryshe Kosova do shkoj edhe në kolaps ekonomik dhe në atë politik”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit