2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Paralajmërohet sfida e madhe për Kosovën: Ja e vërteta e pazarit Thaçi-Vuçiq

Rekomandime

“Të gjithë e dimë se z. Thaçi ka dy vjet që po e proklamon bashkimin e Luginës me Kosovën, në njërën anë dhe, në anën tjetër, krimineli Vuçiq deklaron marrjen e Kosovës veriore. Pra kjo provon ndarjen. Është anomale të thyhen teoritë e tilla dhe mos të kemi ndarje. Por, ajo që Kosovës i intereson është Ujmani, Mitrovica, Trepça dhe pozita e kishave ortodokse në Kosovë. Nuk munden kurrë që shqiptarët të dakordohen me humbjen e aseteve jetike të Kosovës dhe për të lejuar exterritorialitet ose Asociacion serb, pushtet serb brenda Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Profesori i njohur i së drejtës Muhamet Kelmendi, veprimtar i çështjes kombëtare, një nga themeluesit e LPK-së dhe të UÇK-së, duke komentuar deklaratën e Ish zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit, e analistit James Hooper, i cili ka thënë se një marrëveshje Kosovë-Serbi ekziston, por vështirësia është te zbatimi i saj, konsideron se diplomati amerikan vetëm sa e ka konfirmuar një të vërtetë të pjesshme të asaj që ne po e shohim dita ditës me pasojat e funksionimi të brishtë të shtetit të Kosovës.

Sipas Kelmendit, paraprakisht janë vënë edhe në funksion, disa nga konturat e asaj marrëveshje akoma të pa shpallur dhe të pa miratuar zyrtarisht, e cila për objektiv kryesor ka copëtimin e shtetit të Kosovës përtej kufijve ekzistues.

Muhamet Kelmendi

“Elementet e një marrëveshjeje veç i kemi parë. Ndoshta jo tërësisht siç dëshirojmë, por mjetet e informimit kanë dhënë informacione të ndryshme mbi atë. Marrëveshja që z. Hooper bëri fjalë, dhe tha se parashikon ndërrim të territorit. Kjo jo pse unë e kame lexuar të njëjtën, por mbështetur në propagandën e dy bashkëbiseduesve, të kriminelit Vuçiq dhe të z. Thaçi, mundë të konkludohet se kemi të bëjmë me ndërrim të territoreve”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Kelmendit, nuk është rastësi pse Hashim Thaçi nuk heq dorë njëherë nga opsioni i bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, pasi sipas tij, ky opsion përdorët për ta mbuluar pazarin e keq, antikombëtar që ai e ka bërë për t’ia falur Serbisë Veriun e Kosovës.

“Të gjithë e dimë se z. Thaçi ka dy vjet që po e proklamon bashkimin e Luginës me Kosovën, në njërën anë dhe, në anën tjetër, krimineli Vuçiq deklaron marrjen e Kosovës veriore. Pra kjo provon ndarjen. Është anomale të thyhen teoritë e tilla dhe mos të kemi ndarje. Por, ajo që Kosovës i intereson është Ujmani, Mitrovica, Trepça dhe pozita e kishave ortodokse në Kosovë. Nuk munden kurrë që shqiptarët të dakordohen me humbjen e aseteve jetike të Kosovës dhe për të lejuar exterritorialitet ose Asociacion serb, pushtet serb brenda Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Po ashtu, Kelmendi thotë se këto dy çështje do të jenë sfidë e madhe dhe shqetësuese për ballafaqim me to, jo vetëm për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, por edhe për qytetarët.

“Edhe populli i ynë gjendet në një sfidë të madhe… si të veproj? Marrëveshja për të cilën z.Hooper fletë parasheh ndarjen. A duhet pranuar këtë rrugë të dëmshme. Në të dyja anët e kufirit kemi historikisht territore shqiptare. Shumë prej tyre janë asimiluar. Por, kjo nuk është e vetme. A ka mundësi të pranohet ndarja apo humbja e Mitrovicës, e Ujmanit dhe e Trepçës. Mendoj se nuk duhet pranuar. Kosova po që se i humbë këto asete humb shumë dhe kur kësaj ia shtojmë edhe exterritorialitetin e Graqanicës, Patriarkanës së Pejës, Manastirit të Deçanit si dhe të Asociacionit, dhe këtu pastaj thika hynë shumë thellë, dhe këtu është humbje historike tjetër e madhe e kombit. Këtej nuk ka se çka diskutohet”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit