1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Paralajmëroi reciprocitet në fusha tjera ndaj Serbisë, Kurtit i vjen përkrahje e fuqishme nga Amerika: Një fillim i mirë!

Rekomandime

Ben Meir: Inkurajoj fuqishëm qeverinë e Kosovës që të vazhdojë të kërkojë masa reciproke me Serbinë
Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ka deklaruar se reciprociteti do të jetë qasja kryesore se si Kosova do t’i trajtojë marrëdhëniet me Serbinë.

- Advertisement -

Përveç targave të automjeteve, kryeministri i vendit Albin Kurti, ka paralajmëruar reciprocitet edhe në fusha të tjera.

Këtë qasje të Qeverisë, po e përkrah fuqishëm profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, ai ka ikurajuar kryeministrin Kurti që të vazhdojë të kërkojë masa reciproke me Serbinë. Sipas tij, masa të tilla, do të normalizojnë marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

- Advertisement -

“Unë inkurajoj fuqishëm qeverinë e Kosovës që të vazhdojë të kërkojë masa reciproke me Serbinë, veçanërisht në lidhje me zhvillimin ekonomik, tregtinë, komercialitetin, etj. Duke marrë këto masa, rrugë të tjera të normalizimit do të ndodhin me kalimin e kohës, të cilat do t’i shërbejnë interesave të te dyja vendeve”, ka thënë profesori amerikan.

Ndërsa, duke komentuar marrëveshjen e arritur ditë më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve, Ben-Meir ka thënë se ajo ishte një zgjidhje e mirë.

- Advertisement -

“Unë gjithmonë pohoj se çdo proces normalizimi midis dy vendeve është i dëshirueshëm përderisa nuk cenon ose kompromenton pavarësinë e Kosovës. Masa e rënë dakord, për të mbuluar simbolet shtetërore në targa, ishte një zgjidhje e mirë mbi të cilën mund të ndërtojnë të dyja palët, Kosova dhe Serbia. Kjo marrëveshje siguron një fillim të mirë në trajtimin e çështjeve më të gjera”, është shprehur më tej ai./Botasot

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit