1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Paralajmëron koloneli britanik i pensionuar: Serbia s’e bën gabimin që të hyjë në Kosovë, aty është KFOR

Rekomandime

Koloneli britanik i pensionuar, Ade Clewlow, ka thënë se Serbia nuk bën gabim që të hyjë në Kosovë, pasi aty është KFOR.

Ade Clewlow vlerëson se nuk ka rrezik që Serbia ta shfrytëzojë situatën në Ukrainë dhe të nisë forca ushtarake drejt Kosovës.

- Advertisement -

“Në Kosovë është një forcë dhe nuk mendoj që Serbia do që të luftojë kundër NATO-s. Nuk mendoj se Serbia është në pozitë që të hyjë në territorin e Kosovës”, është shprehur Clewflew për Klan Kosova.

Ai ka thënë se ata nuk do ta bëjnë këtë derisa ka një forcë të NATO’s në Kosovë.

“Ata nuk do ta bëjnë këtë derisa ka një forcë të NATO-s në Kosovë – KFOR. Serbia nuk do ta bëjë këtë gabim. Por kurrë mos thuaj kurrë. Megjithatë nuk mund të shoh shtet tjetër në Evropë që ta bëjë atë që po e bën Rusia”.

- Advertisement -

Cewflew ka folur ekskluzivisht për Info Magazine, ku ka komentuar sanksionet që po i vendosen Rusisë, pas pushtimit që i ka bërë Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit