0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Paralajmëron Maliqi: Nëse tentohet të formohet qeveria pa Albin Kurtin, do të ndodhë kjo gjë!

Rekomandime

Njohësi i çështje politike, Agon Maliqi e ka komentuar aktualitetin politik dhe fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, Maliqi ka thënë se “çfarëdo përpjekje për ta anashkaluar Albin Kurtin në krijimin e qeverisë përmes fitoreve në tavolinë ka për të qenë jo vetëm e gabuar, por edhe kundërproduktive dhe fatale politikisht për ata që mund ta synojnë”.

 

- Advertisement -

Çfarëdo përpjekje për ta anashkaluar Albin Kurtin në krijimin e qeverisë përmes fitoreve në tavolinë ka për të qenë jo vetëm e gabuar, por edhe kundërproduktive dhe fatale politikisht për ata që mund ta synojnë. Në fakt, edhe në kohën e bllokadës së VLAN-it, edhe në kohën e PAN-it, apo edhe të qeverive të para (2001-2004, 2004-2007) ka qenë perversion i demokracisë shantazhi dhe parimi se partisë më të madhe mund t’i mohohet e drejta për t’i prirë qeverisë. Në këto rrethana edhe Kurti ka përgjegjësi për të mos i përseritur gabimet e paraardhësve, sidomos sa i përket ndërtimit të konsensusit për dialogun edhe përtej shumicës së ardshme qeveritare, sepse fundja e përfaqëson vetëm çerekun e votuesve. Shpresoj se këtu tregohet më pragmatik se baza e vet elektorale dhe tregohet i hapur për bashkëpunim me të gjithë brenda vendit, por edhe me partnerët strategjik. E ka kapitalin politik për këtë punë dhe momentet si këto e veçojnë populistin prej shtetarit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit