1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Paralajmëron miku i Putinit: Ai dëshiron të ndërtoj një perandori nga Rusia deri në Portugali

Rekomandime

Vladimir Putin po përpiqet të ndërtoj një ‘Euroazi të hapur’ që shtrihet nga Vladivostoku deri në Lisbonë nëpërmjet pushtimit të Ukrainës, ka thënë njeriu i afërt më të, Dmitry Medvedev.

Medvedev që është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe ish-president i Rusisë i bëri këto paralajmërime ogurzeza në një postim në ‘Telegram’.

- Advertisement -

Lajmi vjen teksa liderët perëndimorë po frikësohen se Moska po përgaditet për një ofenzivë të re ushtarake në pjesët jugore dhe lindore të Ukrainës.

Medvedev pohoi se pushtim rus ndaj fqinjëve të saj ndodhi për të sjellur paqe në republikën ish-Sovjetike- në kohën kur po rriten dëshmitë për krime brutale të luftës.

Duke i akuzuar “Nazistët, vrasësitë dhe kolaboracionistët” për ngjalljen e “Rusofobisë” në Ukrainë pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, ai tha se qëllimi i Moskës për të “demilitarizuar” dhe për të “denazifikuar” vendin nuk “do të vendoset vetëm në fushëbeteja”.

- Advertisement -

“Ndryshimi i miteve të vetëdijes së përgjakshme dhe tërësisht false si pjesë e ukrainasve të sotëm është qëllimi më i rëndësishëm”, shtoi ai.

“Qëllimi është për hir të paqes për vetë gjeneratat e ardhshme të ukrainasve dhe për mundësinë që më në fund të ndërtohet një Euroazi e hapur- nga Lisbona në Vladivostok”, shtoi tutje Medvedev.

- Advertisement -

Ai vë në pikëpyetje legjitimitetin e sovranitetit të Ukrainës dhe thotë: “Pjesa pasionante e ukrainasve ka qenë lutja për Rajhun e Tretë gjatë 30 viteve të fundit”.

Derisa nuk është e qartë se çka nënkupton me ‘Euroazi të hapur” është e qartë që Rusia do të ishte në krye të detyrës në këtë rendin e ri të kontinentit.

Mesazhi i Medvedev pason një propagandë gjakftohëse të publikuar nga agjensia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Propaganda bënte thirrje për likuidimin e ukrainasve kundërshtarë të pushtimt dhe thotë që trupat nuk duhen të kenë dallime ndërmjet civilëve dhe personelit ushtarak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit