Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me zyrtarë tjerë nga partia kanë qendruar në Gjermani ku kanë takuar bashkëatdhetarët.
Për këtë ka njoftuar deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i cili ka folur për rikthimin e madh të LDK-së në mërgatë.
“Si në kohën e Presidentit Rugova, shtëpia jonë e përbashkët na bashkon. Rikthim i madh i Lidhjes në Mërgatë, është hap i pritshëm i mërgimtarëve. LDK dhe mërgata kanë një synim të përbashkët, të punojnë për të mirën e atdheut. LDK dhe mërgata janë të bashkuara natyrshëm”.
“Sot, Dega e LDK-së në Gjermani priti në mënyrë madhështore të parin tonë e të LDK- së, kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhikun. Bashkë do të jemi drejt proceseve integruese, bashkë do të jemi si çdo herë për Kosovën. LDK!”, ka shkruar Zemaj.