1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

ParIamenti në Vjenë i heq imunitetin ish-kancelarit Kurz

Rekomandime

Tani mund të hetohet kundër politikanit konservator autstriak Sebastian Kurz për korrupsion dhe dëshmi të rreme. 35-vjeçari Kurz votoi edhe vet për heqjen e imunitetit parlamentar.

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz ka humbur imunitetin parlamentar dhe mund të hetohet lidhur me akuzat për korrupsion. Këshilli kombëtar, Parlamenti në Vjenë, votoi për heqjen e imunitetit politikanit konservator 35-vjeçar. Kurz dhe partia e tij ÖVP e mbështetën këtë hap, për të mundësuar zbardhjen e shpejtë të akuzave.

- Advertisement -

Para taksash për modifikimin e sondazheve

Prokuroria e krimit ekonomik dhe korrupsionit po heton ndaj Kurz dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë politik për shkak të dyshimeve për abuzim. Përmes sondazheve të modifikuara me para taksash mendohet të jetë ndihmuar ngjitja e tij në karrierë si kryetar i ÖVP-së dhe kancelar. Përveç kësaj ndaj Kurz janë bërë denoncime për dëshmi të reme në komisionin hetimor parlamentar, që hulumtonte çështjen e korrupsionit në qarqet e ÖVP-së dhe partisë së djathtë FPÖ. Kurz i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza, raporton DW.

Më 6 tetor pati kontrolle ndër të tjera në kancelari, në selinë e ÖVP-së dhe në Ministrinë e Financave. Kurz fillimisht ngurroi të japë dorëheqjen. Por kërcënimi për mocion votëbesimi nga partia ekologjiste dhe opozita në parlament e nxitën atë pak ditë më pas të deklarojë dorëheqjen si kancelar. Ai qendroi kryetar i ÖVP-së duke kaluar në pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar.

- Advertisement -

Mandati i parë i humbur për shkak të skandalit Ibica

Kurz ka pasur një karrierë të rrufeshme: Në moshën 27 vjeçare ai u bë ministër i Jashtëm, me 31 vjeç kancelar. Mandatin e parë si kancelar ai e humbi duke iu dashur të japë dorëheqjen më 2019, kur u ngritën akuza për korrupsion ndaj partisë në koalicionin qeverisës FPÖ. Në valën e zbardhjes së të ashtuquajturit skandali Ibica hetuesit verifikuan edhe chats nga qarqet e ÖVP-së, gjë që çoi në rrëzimin e kancelarit Kurz.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit