0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Parlajmërimi i frikshëm: Arktiku mund të bëhet shkak për nisjen e luftës mes Rusisë e NATO-s

Rekomandime

Arktiku mund të bëhet shkak për nisjen e një lufte fatale mes Rusisë dhe NAT-s.

Paralajmërimi vjen nga komandanti i lartë rus i Flotës Veriore Ruse, li Alexander Moiseev.

Ai tha se ka një rritje të konsiderueshme të pranisë së NATO-s në ujërat polare.

- Advertisement -

Stërvitjet ushtarake nga Britania dhe SHBA, së bashku me vendet e tjera perëndimore, janë dyfishuar në pesë vitet e fundit.

Kjo vjen pasi Vladimir Putin ka urdhëruar rihapjen dhe modernizimin e bazave ushtarake në vijën bregdetare të Arktikut, pasi Kremlini ka rezerva të mëdha të naftës dhe gazit në det të hapur.

“Në të ardhmen e afërt, ne duhet të presim një rritje të mëtejshme të pranisë ushtarake të Perëndimit dhe, si rezultat, një rritje të gjasave të konfliktit,” tha Moiseev, duke i kërkuar NATO-s të qendrojë jashtë asaj që Moska e sheh si oborrin oborrin e saj polar të pasur me minerale.

- Advertisement -

“Vitet e fundit, forcat e armatosura të vendeve anëtare të Aleancës kanë realizuar dhjetëra stërvitje në afërsi të kufijve tanë veriorë.

Stërvitjet ishin me madhësi të ndryshme dhe përfshinin armë të ndryshme, duke filluar nga nëndetëse bërthamore, grupe beteje, dhe njësi të tjera, përfshirë forcat e operacioneve speciale”, tha ai.

- Advertisement -

Komandanti i flotës veriore akuzoi Perëndimin se po kërkonte të ushtrojë presion ndaj Rusisë me sanksione dhe të politizojë bashkëpunimin shumëpalësh në Arktik.

Ai akuzoi vendet e NATO-s për dështimin e njohjes së interesave kombëtare ruse dhe gatishmërinë për të përdorur forcën ushtarake, si një mjet për të arritur qëllimet politike.

Komandanti rus pretendon se vende jo anëtare të NATO-s, Suedia dhe Finlanda, po rrisin interesat e tyre ushtarake në Arktik, së bashku me vendet që nuk kanë territor polar.

“Formacionet ushtarake të shteteve jo të afërta po bëhen gjithnjë e më shumë të përfshira në stërvitje ushtarake dhe ushtrimet në rajon, me Suedinë dhe Finlandën, të cilat po marrin pjesë në mënyrë aktive tani,” tha ai.

“Vendet që nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në rajonet polare, gjithnjë e më shumë përpiqen të fitojnë qasje në burimet e Arktikut”, vijoi ai.

Moiseev pohoi se “nuk ka sfida në Arktik që kërkojnë zgjidhje ushtarake”.

Pavarësisht kësaj, ai këmbëngul:

“Federata Ruse gjithsesi e konsideron ndërtimin e potencialit të saj ushtarak në zonën e Arktikut si një masë të nevojshme për të luftuar kërcënimet e mundshme dhe krijimin e kushteve të favorshme për mbrojtjen e interesave kombëtare.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit