6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Parlamenti Evropian i jep ultimatum Vuçiqit për ta dënuar Iuftën e Rusisë

Rekomandime

Bashkimit Europian duket se i ka sosur durimi duke pritur që Serbia të rreshtohet me politikën e jashtme të Bashkimit Europian dhe me sanksionet europiane kundër Rusisë.

Ka patur disa apele të bëra nga zyrtarë europianë në adresë të autoriteteve serbe duke i dhënë një afat disa javorësh për t’u rreshtuar me vendimet dhe qëndrimet e BE-së për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, si një hap moral të domosdoshëm.

- Advertisement -

Eshtë grupimi I socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, që i kërkon presidentit serb Alekdandar Vuçiç, që pas fitores në zgjedhjet e 3 prillit, të bëjë më në fund një zgjedhje të qartë pro-evropiane, pasi përndryshe do të ketë rrjedhoja në rrugën e integrimit europian të Serbisë.

“Serbia duhet të bëjë një zgjedhje të qartë pro-evropiane, të rivendosë demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe t’a marrë seriozisht reformën e procesit të zgjerimit“

Vendi duhet të përafrohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë pas luftës së Putinit kundër Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur. Përndryshe, kjo do të ketë pasoja për perspektivën e saj në BE” thuhet në komunikatën e grupimit të socialistëve dhe demokratëve të Parlamentit Europian.

- Advertisement -

Grupimi socialist dhe demokrat nënvizon një problem të mprehtë me dobësinë e demokracisë në Serbi, ku kushtet e dobëta të organizimit të proceseve zgjedhore janë bazë për abuzimin e sistemit nga qeveria. Ky grupi vlerëson, se rikthimi i një parlamenti pluralist dhe të larmishëm në Serbi është një zhvillim pozitiv, por shprehet keqardhje për aftësinë e kufizuar të votuesve për të bërë një zgjedhje të informuar pa presione të panevojshme nga partia në pushtet.

“Suksesi kryesor në këto zgjedhje ishte pjesëmarrja e opozitës, e cila bojkotoi zgjedhjet parlamentare dy vite më parë. Fatkeqësisht, përveç pjesëmarrjes më të madhe të votuesve, nuk mund të shtojmë asgjë më pozitive, sepse pavarësisht disa ndryshimeve të vona legjislative dhe opsioneve të ndryshme politike, zgjedhjet u dominuan plotësisht nga partia në pushtet.

- Advertisement -

Partia në pushtet dhe aleatët e saj bënë presion mbi votuesit, abuzuan me skenën mediatike dhe konfirmuan sërish zhgënjimin tonë me zhvillimet në Serbi. Mbi të gjitha, mandatin e ardhshëm në Kuvend do të ketë parti të ekstremit të djathtë” është shprehur Thijs Reuten, eurodeputet i këti grupimid dhe anëtar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve te PE-se ne Serbi.

Problemi me demokracinë e brishtë në Serbi, sipas këtij grupimi është dëshmia për mbylljen e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve mbrëmë, duke mos publikuar as rezultate paraprake dhe as pjesëmarrje në votime, ndërsa presidenti Vuçiç e shpalli veten fitues të zgjedhjeve presidenciale.

Tonino Picula, zëdhënës i ketij grupimi (S&D ) për çështjet e jashtme ka deklaruar: “Unë nuk kam asnjë iluzion. Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij SNS e lidhur me PPE-ne do të vazhdojnë të tallen me demokracinë. Këto zgjedhje kanë demonstruar sërish shpërfilljen totale të Vuçiqit për drejtësinë e procesit zgjedhor në kurriz të popullit serb.

Pas refuzimit të Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj si vend kandidat për anëtarësim në BE duke zbatuar sanksione kundër Rusisë, Vuçiç tani i shton fyerjen lëndimit. Serbia duhet të bëjë një zgjedhje shumë të qartë për Bashkimin Europian ose të përballet me pasoja të rënda”. Ky grupim rikujtojn, se qëndrimi ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar: “Këshilli i BE-se nuk duhet të hapë asnjë kapitull të ri të negociatave me Serbinë derisa qeveria Vuçiç të bëjë këtë zgjedhje, të ndryshojë shkatërrimin e saj të qëllimshëm të shtetit të së drejtës dhe të sanksionojë Rusinë” thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit