-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Partia e Haradinajt godet Borellin: Qasja e tij për ndryshimin e kufijve destruktive për dialogun

Rekomandime

Mospërjashtimi i idesë së korrigjimit të kufijve si pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, ka nxitur reagime të mëdha.

Ka reaguar edhe partia që drejton ish-kryeministri Ramush Haradinaj, duke thënë se qëndrime të tilla të Borellit janë tendecioze të pasakta dhe destruktive për dialogun që po e drejton SHBA’ja.

- Advertisement -

“Pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe e cilësojmë si qasje destruktive në raport me rolin e tyre si lehtësues në dialogun e udhëhequr nga Amerika për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga AAK’ja.

Nga partia e Haradinajt thonë që populli i Kosovës është përcaktuar për kufijtë e 17 shkurtit 2008 dhe çfarëdo përpjekje për prekjen e tyre do të kundërshtohet fuqishëm.

“Secila përpjekje për të na rikthyer në një proces të paqartë, të pakornizuar në kohë, dhe pa parime dialoguese, do të jetë kundërproduktive, dhe do të refuzohet fuqishëm nga Kosova dhe populli i saj sikurse në të kaluarën. Të cilët janë të përcaktuar për Kosovën në kufijtë e pavaresisë së 17 shkurtit 2008, ashtu siç na ka njohur shumica absolute e shteteve perëndimore demokratike, në krye me ShBA-në”, përfundon reagimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit