1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Partitë s’i respektuan masat e Qeverisë, AUV jep shifrat e gjobave që u dhanë gjatë fushatës zgjedhore

Rekomandime

Partitë politike i thyen në disa raste rregullat anti-Covid 19 gjatë fushatës zgjedhore me tubimet e tyre.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë, Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me Zëdhënësin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Ai ka treguar se vetëm në rajonin e Pejës, ku sipas tij përfshihet edhe Gjakova, janë dhënë 5 gjoba.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në kuadër të përgjegjësive ligjore institucionale përmes inspektoratit Sanitar është ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të rritjes se vazhdueshme të zbatimit të masave anti COVID 19, ndaj secilit shkelësve veprohet me masa shtrënguese. Sipas planeve operative të punës gjithmonë kontrollet zyrtare bëhen ne koordinim me Policinë e Kosovës. Secila zyre regjionale e AUV-së, përmes koordinatorit të zyre, organizon punët ditore dhe javore të regjionit përkatës. Nga 27.09.2021 kontrolli për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID bëhet sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr. 01/37 të datës 24.09.2021.”

- Advertisement -

“Deri me tani nga inspektorët e AUV-së janë disa gjoba të shqiptuara për subjekte politike si shkelës të masave në mbajtje të fushatës. Si autoritet ligj zbatues ju bëjmë apel të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve qe garojnë për kryetar të komunave dhe asamble komunale. Qe gjatë gjithë kohës të kenë parasysh zbatimin e masave Anti COVID 19. Askush nuk ka të drejtë të bëjë veprime të cilat bien në kundërshtim me ligjin dhe qe rrezikojnë shëndetin publikë. Inspektorët sanitarë janë të pavarur në punën e tyre ne teren dhe kanë për obligim të veprojnë në secilën shkelje qe hasin. Inspektoret sipas mandatit ligjorë shqiptojnë gjobë vetëm për shkeljet qe evidentohen gjatë inspektimit, duke shkruar gjendjen faktike në rast”, tha Thaçi për Reporteri.net.

- Advertisement -

“Nga data 8 deri me 14 janë shqiptuar 88 gjoba për persona juridik në mes tyre ka ëdhë për fushatë. Në Regjionin e Pejës ku përfshihet edhe Gjakova janë shqiptuar 5 gjoba për parti politike”, u shprehë Thaçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit