-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pas 18 vitesh, Netanyahu dhe Lista Arabe bllokojnë ligjin që ua ndalon shtetësinë palestinezëve

Rekomandime

Kuvendi i Izraelit të martën dështoi që t’ia zgjasë afatin e vlefshmërisë një ligji të kontestuar, me të cilin iu ndalohej shtetësia apo leja e banimit palestinezëve nga Bregu i pushtuar Perëndimor dhe Gaza, të cilët janë të martuar me shtetas izraelitë.

- Advertisement -

Me vota të barabarta, 59 për e 59 kundër, Knesset-i (Kuvendi i Izraelit) dështoi të martën në mëngjes që ta miratonte zgjatjen e afatit të ligjit të vitit 2003, ndonëse për këtë veprim nevojitej vetëm shumica e thjeshtë. Kryeministri Naftali Bennett tha se rezultati i këtij votimi është goditje e paramenduar dhe e drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare, shkruan Reuters.

Dy deputetë të Listës Arabe abstenuan në votim. Për ta kundërshtuar qeverinë, edhe ish-kryeministri, Benjamin Netanyahu, dhe katër deputetë të tjerë të partisë së tij djathtiste, Likud, të cilët më parë e kishin përkrahur këtë ligj, votuan kundër. Një votë kundër ishte edhe nga radhët e partisë së kryeministrit Bennett.

Izraeli e kishte miratuar këtë ligj në kulmin e kryengritjes së palestinezëve. Shumica e përkrahësve të ligjit thonë se ai ndihmon për ta garantuar sigurinë, ndërsa të tjerët thonë se ligji ia ruan Izraelit “karakterin hebre”. Që nga viti 2003, afati i vlefshmërisë këtij ligji i ishte zgjatur çdo vit.

- Advertisement -

Megjithatë, kritikët thonë se ky ligj diskriminon 21 për qind të pakicës arabe në Izrael, të cilët janë palestinezë për nga trashëgimia, duke ua ndaluar zgjerimin e shtetësisë dhe të drejtave të banimit të përhershëm edhe për ata me të cilët martohen.

Duke u zotuar se do ta “rregullojë” situatën, kryeministri Bennett tha të martën se Netanyahu dhe të tjerët e kanë zgjedhur politikën mendjengushtë para të mirës së qytetarëve të Izraelit. “Ata do t’ua kenë borxh një llogari të gjatë qytetarëve të Izraelit për veprimet e tyre”, tha shefi i qeverisë izraelite.

- Advertisement -

Duke iu bërë thirrje deputetëve që ta përkrahnin ligjin të hënën, ministri i Jashtëm, Yair Lapid, tha: “Ky ligj është një nga mjetet e hartuara për të siguruar shumicë hebreje në Shtetin e Izraelit.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit