Anija e madhe kontenjerësh e bllokuar në Kanalin e Suezit, është zhbllokuar pas një jave.
Këtë e ka bërë të ditur pronari i saj i cili tha se “anija u kthye”. Me t’u liruar qarkullimi, raportohet se ka gjasa që trafiku përgjatë kanalit mund të rifillojë, duke hapur rrugën e kalimit të rreth 9.6 miliardë dollarë mallra.
Anija Ever Given 200.000 tonëshe u përplas të martën në mëngjes mes erërave të forta dhe një stuhie të dukshme.
Kompani të specializuara të shpëtimit për disa ditë punuan në “çlirimin” e saj.