1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pas fiaskos me flamuj/ Prelvukaj thotë se Gërvalla është tërësisht e paditur për detyrën që i është ngarkuar

Rekomandime

Genc Prelvukaj ka reaguar pas gabimit të fundit të ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Kjo e fundit postoi flamurin e OKB-së në vende të atij të NATO-s.

- Advertisement -

Prelvukaj thotë se ky gabim, shtuar edhe gabimet e tjera para këtij, tregojnë se Gërvalla nuk është kompetente për pozitën që i është besuar.

“Kemi një ministre të punëve të jashtme që nuk di të bëjë dallimin mes flamurit të Nato-s dhe OKB-së. Duke i kujtuar edhe gabimet e mëhershme të saj, që nga ardhja në pozitë, është e qartë që zonja është tërësisht e paditur në detyrën që i është ngarkuar”, ka shkruar Prelvukaj.

Ky nuk është gabimi i parë i Gërvallës në rrjetin social Twitter. Një muaj më parë e njëjta kishte postuar një qëndrim për ndaljen e një aeroplani në Bjellorusi ku kishte gabime të shumta gramatikore.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit