2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pas grumbullimit të ushtrisë ruse, Bideni i ofron përkrahje të palëkundur Ukrainës

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për herë të parë që nga ardhja në pushtet para dy muajve. Biseda e tyre erdhi pas raportimeve për grumbullimin e trupave ruse afër kufirit me Ukrainën.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e siguroi presidentin ukrainas për përkrahjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë Rusisë, thuhet në deklaratën e qeverisë amerikane.

- Advertisement -

Rusia tha të premten se forcat e ar.matosura të saj do të zhvillojnë ushtrime ushtarake afër kufirit me Ukrainën për ta praktikuar mbrojtjen kundër dronëve sulmues, shkruan Free Europe.

Mbi 50 batalione Iuftuese, të përbëra nga 15 mijë ushtarë, pritet të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake kundër pajisjeve Iuftarake elektronike përmes njësive të mbrojtjes ajrore, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ushtrimet e forcave ruse vijnë pas shtimit të dhu.nës në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare po përballen me separatlstët e përkrahur nga Moska. Nga Iufta që filloi më 2014 deri më tani kanë vd.ekur mbi 13 mijë persona.

- Advertisement -

Në korrik të vitit të kaluar, Ukraina arriti armëpushim me separatlstët, por së voi tha se ata vazhdimisht e kanë shkelur marrëveshjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit