1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pas humbjes së Majlindës, Driton Kuka me fjalë emocionuese: Krenar me ty deri në frymën time të fundit…

Rekomandime

Xhudistja, Majlinda Kelmendi nuk ka arritur të fitojë ndaj Reka Pupp nga Hungaria në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

- Advertisement -

Pëkundër humbjes, trajneri i saj Driton Kuka,  i ka dalë në krah në momentet më të vështira Majloindes.

Ai ka bërë një postim emocionues për  Kelmendin, duke i thënë se është krenaria e veprimtarisë së tij.

“Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke  derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës”, ka shkruar Kuka.

- Advertisement -

Foto e publikuar ne Facebook

 

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Krenaria e veprimtarisë time …

Majlinda të falënderoj për jetë!        

Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane!

Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke  derdhur për veten tënd, për mua, familjet tona, popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës.

Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.      

Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!

Zoti të ka shpërblyer punën tënd, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.

Kokën lartë Majlinda!

Krenar me ty deri në frymën time të fundit …

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit