4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Pas Kurtit, Ambasadori Amerikan takon edhe Isa Mustafën

Rekomandime

Pas takimit me Albin Kurtin, kreu i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Philip Kosnett ka takuar edhe kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor, dialogun e tema tjera.

- Advertisement -

Njoftimi është publikuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës:

Kryetari Mustafa shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës.

Ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqëndrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit. Ai tha se pret një përqëndrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sjellte stabilitet dhe paqë të qëndrueshme në rajon

- Advertisement -

Në takim të pranishëm ishin nënkryetarët z. Agim Veliu, znj. Vjosa Osmani, z. Lutfi Haziri dhe anëtarja e Kryesisë, znj. Vlora Dumoshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit