-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas “Marshit për Drejtësi”, Krasniqi niset për në Hagë

Rekomandime

Kryetrai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është nisur për në Hagë.

- Advertisement -

Kryetrai i PDK-së, Memli Krasniqi pas “Marshit për Drejtësi”, që u mbajt sot në Prishtinë e ku mblodhi mijëra persona, është nisur për në Hagë.

Këtë e ka barë të ditur vetë Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku shihet në aeroplan dhe të veshur ka një bluzë me mbishkrimin “Liria ka Emër”.

“Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin më 3 prill në gjyq për krime të dyshuara lufte dhe krime të dyshuara kundër njerëzimit. Procesi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Hagë. Akuzat që përfshijnë vrasje, torturë dhe zhvendosje me forcë, lidhen me periudhën e luftës, më 1998/99.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit