Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që nga dorëheqja e tij nga kjo pozitë, është shfaqur rrallë në publik.
Por kjo fundjavë ish-kryeministrin Mustafa e gjeti në Golem, së bashku me figura të tjera të njohura të politikës kosovare, shkruan Reporteri.net.
Ai është parë në një festë luksoze në Golem të Shqipërisë në inaugurimin e një resorti luksoz, ku të pranishëm janë edhe deputetët e opozitës.