-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pas njoftimit për kufizimin e kohëzgjatjes së vizave për studentë kosovarë, SHBA del me sqarim shtesë

Rekomandime

Këshilltari politik në Këshillin Amerikan për Emigracion, Aaron Reichlin-Melnick, ka folur rreth vizave të studentëve në SHBA.

- Advertisement -

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se studentët nga disa shtete të botës do ta kenë të limituar vetëm deri në dy vjet marrjen e vizave për në SHBA.

“Në propozimin e ri të Departamentit të Sigurisë së Brendshme, nëse keni lindur apo jeni qytetar i njërit prej këtyre vendeve në këtë hartë, nuk do të mund të merrni vizë katër vjeçare në SHBA, ndërsa viza e studentëve limitohet maksimumi deri në dy vjet”.


Në këto shtete hynë edhe studentët e Kosovës.

- Advertisement -

Pas këtij postimi ka reaguar deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila ka thënë se është lëshuar njoftimi nga Departamenti Amerikan për Siguri Kombëtare se është vendosur kufizim i kohës për të cilën mund të aplikojnë studentët nga Kosova për vizë Amerikane.

“Kosova është në mesin e shteteve nga Afrika dhe Azia e cila është vlerësuar se shtetasit e saj e tejkalojnë kohën e qëndrimit të tyre përtej afatit të vizës valide në SHBA. Andaj Administrata e Presidentit Trump që nga viti i kaluar ka filluar përgatitjen e një kufizimi më të ashpër për këto shtete”.

- Advertisement -

“Njoftimi zyrtar u publikua sot, ndërsa duket se ka qenë i përgatitur para 4 Shtatorit, por ja që delegacioni i Kosovës në SHBA “nuk ka pasë mundësi” ta adresojë si duhet se ishin duke e nënshkru Ujmanin dhe mini Schengenin”.

“Por nuk lidhje, janë mësuar Kosovarët me apliku dhe ri-apliku për viza, me rëndësi fotot e mira i kemi. Normalizim se jo mahi!”, ka shkruar Kusari-Lila në rrjetin social Facebook.

Jo liberalizim siç u tha, por sot u lëshua njoftimi nga Departamenti Amerikan për Siguri kombtare se është vendosur…

Gepostet von Mimoza Kusari am Donnerstag, 24. September 2020

Reichlin-Melnick më vonë është sqaruar në një cicërimë tjetër duke thënë se ” Kjo është një nga ato cicërimat që u bë virale papritur, dhe natyrisht pasi e postova e kuptova që aksidentalisht e bëra atë të tingëllojë shumë më keq duke mos cekur mundësinë e zgjatjes së statusit, i cili do të ishte i lejuar edhe pas dy vjetësh. Nuk duhet të kisha thënë ndalim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit