1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pas njohjes së Izraelit, hyn në fuqi marrëveshja për investime amerikane në Kosovë

Rekomandime

Përveç njohjes nga Izraeli dhe vendosjes së raporteve diplomatike me këtë shtet, Kosovës i ka ardhur edhe një lajm i mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që është derivat i marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar nga Avdullah Hoti dhe Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

- Advertisement -

Tashmë ka hyrë në fuqi marrëveshja për investime nxitëse e Korporatës Amerikane Për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), e cila është edhe pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë DFC përmes një njoftimi zyrtar në “twitter’, i cili është rishpërndarë edhe nga faqja e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë.

“Marrëveshja e re e DFC-së për Investime Nxitëse ka hyrë në fuqi, duke ia mundësuar DFC-së vendosjen e serisë së plotë të produkteve financiare në Kosovë”, është bërë e ditur të enjten në faqen zyrtare të DFC-së në Twitter.

- Advertisement -

Nga zyra e Departamentit të Shtetit në Evropë kjo marrëveshje po cilësohet si forcim i mbështetjes së SHBA’së në zhvillimin e ekonomisë së Kosovë me krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjes së investimeve.

“Njoftimi i sotëm forcon angazhimin e SHBA për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. IIA e DFC-së me Kosovën do të ndihmojë në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Në pikën 3 të marrëveshjes së Washingtonit përshkruhen përfitimet që do të ketë Kosova nga fondet e DFC-së dhe EXIM.

Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:
-Autostradën e paqes

-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

-Projekte shtesë dypalëshe

-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

Për jetësimin e marrëveshjeve që ndërlidhen me investimet e DFC-së në Prishtinë gjatë shtatorit kishte qëndruar edhe Adam Boheler, i cili kishte nënshkruar marrëveshjet me kryeministrin, Avdullah Hoti.

Në dokumentin e nënshkruar më 21 shtator 2020 nga Hoti dhe drejtori i DFC-së, Adam Boehler, thuhej: “Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit