1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas ofendimit ndaj Tërmkollit, Isa Mustafa bën thirrje që Tomë Gashi të mos ftohet në debate

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pasi anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, Melihate Tërmkolli u ofendua mbrëmë në një debat televiziv nga avokati Tomë Gashi.

- Advertisement -

Mustafa ka thënë se ofendimet që pasuan ndaj Melihate Tërmkollit gjatë debatit në RTK nga avokati Tomë Gashi janë të papranueshme, siç ka thënë ai, jo vetëm për LDK-në por për çdo mendje civilizuese në Kosovë.

Tutje, Mustafa ka kritikuar mediat duke thënë se ato e kanë për obligim të mos krijojnë hapësirë për ofendime dhe skandale nga njerëz që nuk rreshtin të tregohen vulgare dhe të shpërfaqen pa fije edukate dhe me mungesë të plotë përgjegjësie para opinionit publik.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është treguar gjithëherë e hapur për pjesëmarrje në debate për tema të ndryshme. Njerëzit e LDK-së shpesh janë penguar të thonë mendimin e tyre, nga përfaqësues të disa subjekteve politike por edhe nga disa individ që merren si analistë politik, mirë të paguar dhe të instruktuar nga mediume të ndryshme.
Pengesat që mbrëmë iu bënë në një emision televiziv znj Melihate Termkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që ta shpreh mendimin e saj dhe ofendimet që pasuan ndaj saj nga avokati Tomë Gashi janë të papranueshme, jo vetëm për LDK-në por për çdo mendje civilizuese në Kosovë.

- Advertisement -

Mediat kanë për obligim të mos krijojnë hapësirë për ofendime dhe skandale nga njerëz që nuk rreshtin të tregohen vullgarë dhe të shpërfaqen pa fije edukate dhe me mungesë të plotë përgjegjësie para opinionit publik.”, ka shkruar Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit