7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pas rrëzimit të qeverisë, Dritan Abazoviq shënon një tjetër triumf kundër pro-serbit Krivokapiq

Rekomandime

Kuvendi i Malit të Zi miratoi Propozimin për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me të cilin parashihet që zgjedhjet lokale në 14 komuna të mbahen brenda një dite.

Projektligji ka pësuar ndryshime ligjore pas votimit në seancën ku u rrëzua qeverisja e Zdravko Krivokapiç, në një pikë paraprake të rendit të ditës.

- Advertisement -

Nga 57 deputetë, 46 votuan pro dhe 11 kundër.

Deputetët e opozitës dhe koalicionit “E Bardha në të Zezë” të Dritan Abazoviqit, votuan për projektligjin, ndërsa deputetët e partive pro-serbe nga Mali i Zi Demokratik, Mali i Zi i Bashkuar, votuan kundër.

Deputetët e Frontit Demokratik (DF) nuk ishin në sallë.

- Advertisement -

Ndryshimet në ligj janë propozuar nga koalicioni i udhëhequr prej Dritan Abazoviqit, ish-zv/kryeministrit të Malit të Zi, qëndrimi i të cilit solli rënien e qeverisjes së Krivokapiqit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit