5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pas sheqerit/ Rusët alarmohen nga mungesa e kondomëve – konsumi rritet mbi 50%

Rekomandime

Kërkesa për prezervativë është rritur shumë në Rusi pasi njerëzit kanë frikë nga rritja e çmimeve dhe mungesat e shkaktuara nga sanksionet perëndimore.

Rrjeti i farmacive i Rusisë raportoi një rritje prej 26% në shitje, ndërsa supermarketet thanë se ato të tyre u rritën me 30%. Kostot për konsumatorin ishin rritur deri në 50% në varësi të markës. Dyqanet janë të detyruara të kalojnë rritjet e çmimeve të shkaktuara nga rënia e vlerës së rublës ruse kundrejt monedhave kryesore perëndimore.

- Advertisement -

Nxitimi për prezervativët ishte aq i madh sa Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Putinit u detyrua të lëshonte një mohim se do të kishte probleme afatgjata.

Mungesa e këtij produkti nuk parashikohet. Vendet më të mëdha prodhuese – Tajlanda, India, Koreja e Jugut dhe Kina – nuk i kanë ndalur dërgesat e produkteve në Federatën Ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit