1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pas shkarkimit flet edhe Basri Sejdiu: Është një vendim i padrejtë, shihet puna ime

Rekomandime

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm, Basri Sejdiun.Vetë Sejdiu mohon të ketë qenë i njoftuar për shkarkimin e tij, deri më sot kur iu dha vendimi atij dhe i njëjti u bë publik.Ai në një deklaratë dhënë për GazetaBlic, ka vlerësuar se vendimi është i padrejtë, sidomos në këtë kohë të pandemisë.

- Advertisement -

Ndërsa, shton se do dalë edhe publikisht me një reagim, nesër.“Nesër do të dalë në konferencë për media dhe do ankohem se është total i padrejtë, në kohë të pandemisë”.

“Jo absolut jo, jam njoftu sot vetëm me vendim. Nëse e shihni punën deri tash, nuk kam nevojë me komentu, por normal që do të reagoj”, ka thënë ai për GazetaBlic.

Ndryshe, më herët Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka konfirmuar shkarkimin e Sejdiut duke dhënë arsyetimet.Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës, thuhet në njoftimin e Bordit Drejtues të SHSKUK-së.Ndërsa, pozitën e Sejdiut do ta zë dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i Infektologjisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit