1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pas shumë kohësh në terren Thaçi shihet me maskë, por thyen një tjetër rekomandim të IKSHPK-së

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka apeluar vazhdimisht që të respektohen masat kundër koronavirusit. Por jo gjithmonë ai i ka respektuar ato.

- Advertisement -

Presidenti në shumicën e daljeve të tij publike nuk ka mbajtur maskë.

Por sot, pas shumë kohësh në një vizitë në familjen e komandantit, Mujë Krasniqit në Klinë, Thaçi shihet se ka mbajtur maskë. Megjithkëtë ka shkelur rekomandimin tjetër të IKSHPK-së, distancën fizike.

“Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi. Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit”, ka shkruar Thaçi.

- Advertisement -

Thaçi kohëve të fundit ka vizituar shumë familje të komandatëve në Kosovë.

Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil….

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 27. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit