3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pas Simmons, edhe ish-prokurorja Bamieh kërkon të raportojë për ‘skandaIet’ në EULEX

Rekomandime

Pas dëshmisë së ish-kryetarit të gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons para Komisionit Parlamentar të për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, edhe një tjetër prokurore e EULEX-it ka dërguar kërkesë me shkrim për të raportuar para këtij komisioni.

Është pikërisht prokurorja, Marian Bamieh e cila ka dërguar kërkesë me shkrim në drejtim të kryetarit të këtij komisioni, Adnan Rrustemi për të raportuar para këtij komisioni për skandalet dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë më EULEX-in.

- Advertisement -

“Unë kam dhënë dëshmi para Parlamentit Evropian dhe nuk dëshiroj që ta ripërsëris këtë dëshmi, por unë po e bashkëngjis dëshminë time, të cilën mund ta jap nëse më ftoni. Unë sikurse Malcolm Simmons nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje në lidhje me pretendimet të cilat i kam bërë ndaj EULEX-it në rastin tim në Londër”, tha ndër të tjerash ajo.

Më poshtë keni letrën e plotë të Bamieh drejtuar kryetarit të komisionit:

I Nderuar Zotëri Rrustemi,

- Advertisement -

Po ju shkruaj që t’ju pyes nëse mund të jap dëshmi përpara Komisionit Parlamentar, për të rishikuar rolin e EULEX-it në Kosovë.

Unë kam dhënë dëshmi para Parlamentit Evropian dhe nuk dëshiroj që ta ripërsëris këtë dëshmi, por unë po e bashkëngjis dëshminë time, të cilën mund ta jap nëse më ftoni. Gjithashtu po e bashkëngjis dëshminë time të cilën e kam dhënë përpara Parlamentit të Bashkimit Evropian, si informatë shtesë. Unë, sikurse Malkolm Simons, nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje në lidhje me pretendimet të cilat i kam bërë ndaj EULEX-it në rastin tim në Londër.

- Advertisement -

Sikurse z. Simons EULEX-i nuk iu është përgjigjur pretendimeve të cilat ne i kemi bërë. Ata i kanë mbrojtur rastet duke u thirrur në atë se EULEX-i nuk ishte person juridik dhe se Gjykatat Britaneze nuk kanë juridiksion për ti proceduar ato raste. Unë për momentin jam duke e pritur rastin tim në Londër, të parashtruar ndaj Zyrës së Jashtme Britanike, në lidhje me dështimin e tyre për të më mbrojtur nga veprimet shtypëse të EULEX-it ndaj meje. Si rezultat i pandemisë – Kovidit janë urdhëruar vonesa për ato procedura gjyqësore.

Shpresoj se ju do ta merrni parasysh dëshminë time të bashkangjitur, drejtuar Parlamentit të Kosovës, unë mund t’ju siguroj dokumente dhe dëshmi të tjera që ti mbështes pretendimet e mia, nëse më ftoni që të jap dëshminë time. Unë i kam përkthyer të dy dokumentet në mënyrë që t’ju ndihmoj në përcaktimin dhe vendosjen e çështjeve.

Përshëndetje të përzemërta,

Maria Bamieh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit