1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pas Sirisë, këto janë shtetet që po rreshtohen krah Putinit

Rekomandime

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka thënë se vendi i tij e mbështet presidentin rus Vladimir Putin në krizën në Ukrainë. “Venezuela është me Putinin, ajo është me Rusinë. Ajo është me gjërat e guximshme dhe të drejta në botë”, tha Maduro në televizion gjatë një seance të qeverisë pasi parlamenti rus dha dritën jeshile për një operacion ushtarak në Ukrainë dje.

Frika nga përshkallëzimi ushtarak në Ukrainë ka qenë në kulmin e saj që kur Putini e njohu të hënën pavarësinë e entiteteve secesioniste të Luhanskut dhe Donetskut në Ukrainën lindore. Maduro kujtoi se paraardhësi dhe mentori i tij Hugo Chavez e kishte mbështetur Rusinë kur ajo e njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut në vitin 2008 gjatë konfliktit me Gjeorgjinë.

- Advertisement -

Maduro deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe NATO synojnë “ta mbyllin Rusinë me mjete ushtarake”. Zëvendëskryeministri rus Yuri Borisov, i cili ishte në Karakas të premten, theksoi se Venezuela është “partneri strategjik i Rusisë (…) në këtë situatë të paqëndrueshmërisë në rritje”.

Në kontekstin e krizës në Ukrainë, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes ushtarake ruse në Venezuelë dhe Kubë. Moska është një nga aleatët kryesorë të Nicolas Maduros, rizgjedhja e të cilit në 2018 nuk u njoh nga një pjesë të komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht SHBA-ja që përpiqet ta rrëzojnë atë.

Presideti rus, Vladimir Putin dhe ai i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev u takuan dje në Moskë, ku u nënshkrua një deklaratë për bashkëpunimin aleatësh mes dy vendeve.

- Advertisement -

Edhe Siria ka thënë të martën se mbështet vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për t’i njohur dy rajonet ukrainase, Donjeck dhe Luhansk, si të pavarura.

“Siria mbështet vendimin e presidentit Putin për të njohur republikat Luhansk dhe Donjeck dhe do të bashkëpunojë me to”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Mikdad.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit