1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pas skandalit me njohjen nga Xhamajka reagon ministri Konjufca: A po e shkarkon ambasadoren Çitaku?

Rekomandime

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Vlora Çitaku, e ka njoftuar MPJ-në për njohjen nga Xhamajka nëpërmjet postës elektronike, dhe ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të ndërmarr masa lidhur me skandalin.

Mbrëmë presidenti Thaçi dha lajmin se Kosovën e kishte njohur shteti i Xhamajkas, e edhe ai sikurse sot ministri Konujfca tha se për këtë e kishte njoftuar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm Konjufca tha se do të ndërmerren masa lidhur me këtë, por nuk dihet nëse ai do të shkarkojë ambasadoren për këtë skandal, pasi një gjë e tillë është kërkuar tashmë edhe nga deputetët të VV’së, siç është njëra prej tyre, Fitore Pacolli.

“Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka”.

“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar”.

- Advertisement -

“Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, ka shkruar Konjufca.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit