1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pas suImeve ndaj Policisë së Kosovës reagon ministri i Maqedonisë së Veriut

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri.

I shqetësuar për dëmtimin e stabilitetit rajonal, ai ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën.

- Advertisement -

“I shqetësuar thellësisht nga raportimet për një suIm të armatosur ndaj policisë në Zubin Potok të Kosovës. Ne e dënojmë këtë suIm të dhunshëm dhe bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Pas katër sulmeve brenda tri ditësh që u raportua dje nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës, sot është raportuar edhe për dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës, afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë. Dyshimet janë se mjetet piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë. Nga këto shpërthime s’ka të lënduar e as dëme materiale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit