5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Pas takimit me Vuçiqin, Edi Rama e nis ditën me thëniet e Profetit Muhamed

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që ditën e dielë ta nis me një thënie të Profetit Muhamed të cilën e ka publikuar në Facebook.

- Advertisement -

“Sillu sikur do rrish përgjithnjë në këtë botë dhe jeto çdo ditë sikur do vdesësh nesër.”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës së djeshme, Edi Rama u takua në Tiranë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

E pesidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u prit me protestë teksa arriti në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit trilateral mes krerëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë për të jetësuar krijimin e “Mini-Schengenit” ballkanik.

Nën masa të shtuara të sigurisë, dhjetëra protestues iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë për të shprehur pakënaqësinë e tyre me ftesën që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë presidentit Vuçiq dhe për të demonstruar planet për krijimin e një zone të përbashkët mes shteteve ballkanike që synon të bazohet mbi zonën Schengen të shteteve kryesore evropiane e që mundëson lëvizjen e lirshme të njerëzve dhe mallrave.

- Advertisement -

Plani për krijimin e “Mini-Schengenit” ballkanik është kundërshtuar nga faktorët kyç në Kosovë, përfshirë presidentin Hashim Thaçi i cili ka refuzuar ftesën e Kryeministrit Rama për pjesëmarrje në samit me arsyetimin që forume të tilla janë të padobishme derisa Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe mohon krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës ’98-’99 në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit