Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit që ka marrë mbrëmë Gjykata Kushtetuese.
Në një shkrim në Facebook, ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku mbrëmë ka përmendur serialin e famshëm “Game of Thrones”, pak orë pasi që është marrë vendimi.
Tutje, ajo ka publikuar edhe një fotografi ku ka shkruar vetëm “PO”.
Ajo nuk e ka sqaruar se cili është mesazhi që po përçon me këtë foto.
Kujtojmë se pas arrestimit nga Haga të tash ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, Çitakut ka qenë një ndër emrat e përmendur për kryetare të këtij subjekti.