8.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Pas vizitës në Tiranë/ Presidenti rus Putin i dërgon letër Vuçiçit

Rekomandime

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte në Tiranë për takimin me Ramën dhe Zaev në kuadër të bisedimeve për “Ballkanin e Hapur”.

Por nga ana tjetër një letër i ka shkuar në zyrë Vuçiçit nga ana e Presidentit rus, Vladimir Putin.

- Advertisement -

Ky i fundit i shkruan se mbështetet në vazhdimin e një dialogu konstruktiv me të dhe në bashkëpunim të ngushtë për çështje aktuale të agjendës dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Letrën e Putinit, drejtuar Vuçiçit, e dorëzoi ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Bochan Kharchenko, në një takim të mbajtur të mërkurën në Presidencën e Serbisë.

“Dialogu midis Rusisë dhe Serbisë korrespondon me interesat themelore të popujve vëllazërorë dhe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin evropian”, shkroi Putin në letër.

- Advertisement -

Putin po ashtu tha se bisedimet e tij me Vuçiçin në Soçi të Rusisë konfirmuan plotësisht forcën e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit