-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Pasaportat e Kosovës i pranojnë 175 shtete në botë!Marrëdhënie të mira me Kosovën që tani!”

Rekomandime

Vuk Drashkoviq, politikani i njohur serb ka tronditur sërish Serbinë. Në nj deklaratë ai ka thënë që realiteti i Kosovës duhet pranuar që Serbia të ecë përpara.

- Advertisement -

Deklarata e plotë:

“Serbi nuk mundet, mundet, por me këtë mund të hyjë në një rrugë pa rrugëdalje!
Serbia mund të mos e pranojë realitetin dhe, realitet në këtë orë është ky, 108 vende e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ky numër paraqet një shumicë në Kombet e Bashkuara; pavarësinë e Kosovës e njohin 23 vende nga 28 anëtar të Bashkimit Evropian; pasaportat e Kosovës i pranojnë 175 nga 193 shtete në botë!

Serbia në asnjë rrugë, në asnjë mënyrë këtë realitet nuk mund ta ndryshojë dhe, jam i sigurtë se numri i shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nuk do të zbres, përkundrazi ky numër, faktikisht numri i njohjes të pavarësisë së Kosovës do të rritet!
Kumanova është ajo që përcaktoi një herë e mirë faktin se, Serbia nuk ka asnjë lloj sovraniteti në Kosovë dhe, pse tani po bëhet teatër dhe po thuhet se ky nuk është realitet!
Unë nuk jam që kjo punë, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës të hapërojnë në atë që thuhet hap pas hapi, por tani, tani të krijohen rrethana të reja, të njohim njëri- tjetrin dhe të gjitha punët të shkojnë në perspektivë.
Ne po vonohemi në normalizimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, me shqiptarët; kjo është në interes të Serbisë, të Kosovës, por kjo është me interes të veçantë për serbët e Kosovës.
Tani, askush nuk i thotë Serbisë që menjëherë të dërgoj ambasdor në Kosovë, por normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën duhet të ndodhë tani!”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit