11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

“Pasha Allahun unë jam i dërguri i Allahut, vetëm keni durim”/ Hoxha Drilon Gashi i reagon ashpër Nazmi Sfishtës, e quan të sëmurë

Rekomandime

“I dërguari i Zotit në Kosovë”, siç po e quan veten Nazmi Sfishta, është i sëmur psiqikisht.

Kështu po e vlerëson Nazin, imami nga Peja Drilon Gashi, këshilltar i sapo emëruar i kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca.

- Advertisement -

Imami nga Peja lutet që Zoti ta falë Nazin, i cili po pretendon se është i dërguari i Allahut.

Nazmi Sfishta i njohur si Nazi po pretendon se është hyjni.

“Pasha Allahun unë jam i dërguri i Allahut, vetëm keni durim”, u shpreh Nazi në Kosovëshow.

- Advertisement -

E, këto deklarata nuk bëhen nga një person që ka gjendje të mirë psiqike sipas imamit nga Peja, Drilon Gashi.

Gashi ka thënë se dikush që bën deklarata të tilla ka çrregullime mendore.

- Advertisement -

“Jam konsultu me një psikiatër zvicerian që është i njohur për këto gjëra dhe ai më ka thënë se është një lloj skizofrenie. Zakonisht këta persona që pretendojnë kështu kanë halucinacione e çrregullime psikike. Unë mendoj se ai nuk ka të bëjë asgjë me të dërguarin e Zotit sepse vet mënyra si folke tregonte se nuk ka të bëjë asgjë me të dërguarin e Zotit”, tregon ai.

Gashi lutet që Zoti t’ia falë Nazit që ka bërë deklarata të tilla, duke shtuar se dikush që ka probleme mendore nuk bën mëkat.

“Ai nuk e ka gjynah sepse ai është i sëmurë psikik njerëzit e tillë nuk kanë gjynahe tek Zoti ishalla. Zoti ia faltë”, ka deklaruar ai.

Imami nga Peja ka treguar se kush mund të jetë i dërguari i Allahut.

“I dërguari i Zotit është ai që e njeh vetveten e mposht egoizmin ka vullnet të pastërt altruist edhe është i kthjellët, e gjenial nëse i plotëson këto kushte mund të jetë i tillë”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit