4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pasi e ftoi Specialja, reagon Latifi: Masakra qe një shekull nga shteti serb, prapë përndiqen shqiptarët

Rekomandime

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim, Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, i cili ka reaguar ndaj kësaj ftese duke numëruar krimet që kanë kryer serbët në Kosovë.

- Advertisement -

Latifi, ka thënë se populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar përndjekje e masakra për më shumë se një shekull nga shteti serb ndërsa lufta e fundit (1998-99) ishte edhe një dëshmi për botën e civilizuar për egërsinë e shtetit të Serbisë.

Latifi ka theksuar se përkundër se hetuesit ndërkombëtarë i kanë parë dhe identifikuar të gjitha këto krime nuk është ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese kundër atyre që urdhëruan dhe i bënë këto krime.

“Drejtësia selektive dhe e vonuar nuk është drejtësi. Bashkësia ndërkombëtare me apo pa dashje, u bë një me krimin dhe kriminelët. Duke fshehur provat dhe duke frikësuar dëshmitarët, arritën që të detyrojnë të heshtin dëshmitarët okular”, ka shkruar Latifi në Facebook.

- Advertisement -

Ky është reagimi i tij i plotë:

Populli shqiptar i Kosovës ka përjetuar përndjekje e masakra për më shumë se një shekull nga shteti serb. Përkundër kësaj ia ka dalë të mbijetojë e ta ruajë identitetin dhe të qëndrojë në trojet e veta stërgjyshore. Lufta e fundit (1998-99) ishte edhe një dëshmi për botën e civilizuar për egërsinë e shtetit të Serbisë. Zaten, dhuna sistematike dhe represioni i patolerueshëm shtetëror, bënë që shtetet e civilizuara perëndimore të ndërhyjnë edhe ushtarakisht për ta ndalur shpopullimin e Kosovës nga shqiptarët. Bota u bind për monstruozitetin e regjimit serb kur hasi nëpër varreza masive, krematoriume, shkatërrime të pronave të shqiptarëve, dëme të mëdha materiale dhe jetë të rrënuara.

- Advertisement -

Ndonëse hetuesit ndërkombëtarë i kanë parë dhe identifikuar të gjitha këto, asnjë masë ndëshkuese nuk është ndërmarrë kundër atyre që urdhëruan dhe i bënë këto krime.

Drejtësia selektive dhe e vonuar nuk është drejtësi. Bashkësia ndërkombëtare me apo pa dashje, u bë një me krimin dhe kriminelët. Duke fshehur provat dhe duke frikësuar dëshmitarët, arritën që të detyrojnë të heshtin dëshmitarët okular.

Populli i Rahovecit me rrethinë e kanë përjetuar në lëkurë të vet dhunën dhe represionin serb. 241 të vrarë, të djegur e të zhdukur në Krushë të Madhe, 75 në Celinë, 69 në Fortesë (Bellacerkë), 54 në Brestovc, 104 në Pastasel, 32 në Hoçë të Vogël, 23 në Opterushë, 6 në Nagac dhe mbi 150 të vrarë në qytetin e Rahovecit, pa e harruar as Shejh Myhedinin, i ekzekutuar nga vrastarët serb mu në tempullin fetar.

Nuk ka turp më të madh për drejtësinë, që nuk iu dukën fakte e dëshmi të mjaftueshme që të akuzohen e gjykohen komandantët e njësitë kriminale serbe që i urdhëruan dhe i udhëhoqën e i kryen këto ekspedita ndëshkuese. Sipas të dhënave të deritashme në listën e të vrarëve dhe të zhdukurve figurojnë emrat e mbi 800 personave, pa i përfshirë dëshmorët që ranë nëpër fushëbeteja. Pra, kemi të bëjmë me një fushatë kriminale të organizuar nga strukturat më të larta shtetërore dhe për fat të keq hetuesit ndërkombëtar, që sot janë shumë aktiv në hetimin e krimeve të supozuara të UÇK-së, nuk gjetën prova të mjaftueshme. Të mëshirosh kriminelët është një mesazh i gabuar që i dërgohet botës së civilizuar dhe aspiratave të popujve të shtypur që luftojnë për liri. Hetuesit ndërkombëtar nuk arritën të akuzojnë asnjë përgjegjës të burgut në Dubravë që bënë masakër ndaj të burgosurve shqiptarë, të cilët më 16 maj 1999, inskenuan gjoja “lirimin” e atdhetarit Ukshin Hoti. Mosndriçimi i fatit të tij është edhe një dëshmi se drejtësia ndërkombëtare në Kosovë është selektive dhe se, me apo pa qëllim, kanë fshehur krimet serbe në Kosovë. Mbi këtë bazë mund të themi se historia është një fiksion dhe se fshehja e fakteve e bën të pabesueshme versionin serb për Kosovën.

Shqiptarët kanë kujtesë kolektive, edhe pse dikush dëshiron të mos flasë për krimet serbe këtu, prandaj nuk do të harrojnë dhe do të gdhendë me shkronja gjaku emrat e të vrarëve dhe të zhdukurve.

Rahoveci me rrethinë pyet dhe akuzon:

Ku janë hetuesit e çfarë bëjnë, prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë e vendorë, për qindra varre me emër e mbiemër, dhjetëra të zhdukur, për gjithë ato krime e masakra, krematoriume me të vrarët?

Rahoveci me rrethinë pyet dhe akuzon:

Cili prej kriminelëve u gjykua për gjithë ato gra që mbetën pa burra, për fëmijët bonjak që mbetën pa prindër, për fëmijët e vrarë, për djegien dhe zhdukjen e bashkëqytetarëve të mi?

Ky është turp për drejtësinë!

Turpi i ka adresë, sepse drejtësia nuk veproi për të ndëshkuar krimin dhe kriminelët e vërtetë!

Asnjë kriminel i gjykuar, asnjë dënim për ata që nuk lanë krim pa bërë në Rahovec e rrethinë, Dukagjin e Drenicë e gjithandej në Kosovë!

UÇK- ja bëri luftë për lirinë e truallit dhe për ta mbrojtur popullin e vet nga bishat e egra serbe.

Kjo tokë rënkon nga vuajtjet dhe dhimbjet e mijëra e mijëra njerëzve që u martirizuan për liri.

Shihni faktet dhe dëshmitë që flasin për barbarinë serbe! Lëreni të jetojnë e të punojnë në Kosovën e përgjakur, luftëtarët e lirisë! Krenar me vlerat e paprekshme të UÇK-së! Lavdi përjetë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit