Reperi nga Ferizaji, Mozzik ka qenë ndër më të përfolurit ditëve të fundit nga estrada kosovare, jo vetëm për shkak të këngëve të reja që ka lansuar por edhe për faktin që mbajti një turne në disa qytete, ku nuk u respektuan masat anti-covid.
Lajmet u shtuan kur ai u prit në Presidencë nga presidenti Hashim Thaçi si dhe nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Por pritjen që ja bëri ky I fundit, Mozzik po ia kthen, duke e mbështetur atë, shkruan Reporteri.net.
Reperi së fundmi është fotografuar me një baner të Kadri Veselit, duke rikonfirmuar edhe një herë se është mbështetës i madh i kësaj partie.