Madonna dhe Missy Elliot do t’i bashkohen Dua Lipës në një remix që pritet të dalë në muajin gusht.
Bëhet fjalë për remix-in e këngës Levitate ndërsa “E bekura Madonna” ka bërë atë që Dua Lipa e ka quajtur “një ëndërr e bërë realitet”.
Lajmi ka ardhur pak kohë pasi menaxheri i Dua Lipës deklaroi se po punohej për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Madonnën.
Ben Mawson ka folur në një intervistë në lidhje me mbretëreshën e popit, dhe ka zbuluar se muza e albumit ‘Future Nostalgia’, ka qenë pikërisht ajo.

Ndërsa fansat e kanë cilësuar Dua Lipën si “shpëtimtare të muzikës pop”. Me sa duket në këtë sukses paska pasur të bëjë shumë edhe Madonna.