3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Pasi pranoi detyrën e presidentit, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat futet në presidencë

Rekomandime

Vjosa Osmani e ka pranuar edhe zyrtarisht, në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet, detyrën e re të presidentes së Kosovës.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

- Advertisement -

Paraprakisht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.

Pas pranimit zyrtar të detyrës, të pranishmit kanë shkuar në ndërtesën e presidencës, ku është edhe zyra e të pares së shtetit.

- Advertisement -

Osmani është parë duke hyrë aty së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun dhe dy vajzat.

Gjatë ditës janë paraparë janë paralajmëruar disa aktivitete të Osmanit, përfshirë këtu edhe homazhe.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit