1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pasi shkrepi këtë fotografi, kjo nënë nuk vuri gjumë në sy nga frika

Rekomandime

Një nënë thotë se nuk mund të flejë gjumë pasi pa fantazmat e dy ushtarëve të Luftës Civile në një foto të djalit të saj, të shkrepur jashtë në natyrë.

30 – vjeçarja Charlotte Harding vizitoi Muzeun Historik Kombëtar St Fagans, në Cardiff, muajin e shkuar, ku i bëri foto familjes dhe miqve me të cilët ndodhej.

- Advertisement -

Por nëna e dy fëmijëve, që nga ai moment ka mbetur e terrorizuar, pasi beson se ka kapur në fotografi dy shpirtra, të dy ushtarëve që shihnin djalin e saj nga shkurret.

Siç shkruan “DailyMail”, gruaja thotë se e ka të pamundur të flejë, qëkur bëri një kërkim në histori dhe zbuloi se në 1648, në St Fagans kishte patur një betejë dhe më shumë se 200 persona kishin mbetur të vrarë.

Kërkimi i saj tregoi gjitthashtu se edhe uniformat e ushtarëve të asaj kohe ishin identike si ato që ajo kishte kapur në foto.

- Advertisement -

“Pjesa më e madhe e atyre që kanë parë foton thonë se janë dy ushtarë me uniforma të Lu ftës Civile që duket sikur po bisedojnë me njëri – tjetrin. Edhe unë mund ta shoh këtë, shprehet 30 – vjeçarja.

Sipas saj, vendi në fjalë është i njohur për historitë e frikshme dhe të gjithë e dinë që nuk është vend i zakonshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit