Kryemyftiu i Maqedonisë, Sylejman Rexhepi, është martuar me një vajzë 50 vjet më të re. Kjo është bërë e ditur
Disa media shqipe në Maqedoni kanë shkruar se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë. Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re. Kurorëzimi është bë në muajin e Ramazanit.
Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.
Kryetari i BFI-së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.
Burime në BFI konfirmojnë kurorëzimin e reisit Rexhepi, por nuk duan të flasin duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private.
Express ka shkruar më 9 maj se Rexhepi ka tërhequr 1 milion euro para kesh nga Bashkësia Islame e Maqedonisë. Nuk është dhënë ndonjë arsyetim se ku kanë shkuar këto para dhe as pse janë tërhequr.