-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pasi u shtuan trupat e policisë, Veseli del tek Kalaja e Novobërdës

Rekomandime

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se Serbia e ka të kotë që përpiqet ta përvetësojë kulturën dhe trashëgiminë tonë.

Ai, që gjatë ditës qëndroi tek Kalaja e Novobërdës, ka folur si kryeministër i ardhshëm i vendit mirëpo, në sy kanë rënë edhe disa gabime drejtshkrimore të tij.

Ka thënë se është krenar me kalanë e lavdishme të Novobërdës, këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtë vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh.

- Advertisement -

“Krenar me kalanë e lavdishme të Novobërdës, këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtë vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Krenar akoma më shumë me flamurin e bukur të Kosovës ,që valvitet krenar në kullat e saj, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës”, ka shkruar Veseli.

“Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës”, thotë ndër të tjera ai.“Ne kemi për tja kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë”, ka përfunduar shkrimin e tij ai./Gazeta Blic

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit