Gazetarja dhe shkrimtarja Klara Buda ka folur në edicionin e lajmeve në T7 për zgjedhjet në Francë ku ka thënë se shpreson që Macron të dalë fitues për shkak të politikave anti-BE të Le Pen.
Buda shtoi se përkrahës të Le Pen kanë krahasuar shqiptarët në Kosovë me arabët në Francë dhe se kanë thënë se shqiptarët nuk janë autoktonë në Kosovë në një emision.
“Shpresojmë të gjithë. Në favor të Francës në favor të një Europe dhe në favor të vazhdimit të politikës së Francës ndaj Kosovës. Forca e tretë që doli në zgjedhje u kërkoi votuesve të mos dalin. Qytetarët francezë janë ndjerë të lirë dhe kanë dalur lirshëm në zgjedhje, por abstenimi ka qenë i lartë në këto zgjedhje. Një abstenim i tillë nuk është vërejtur që nga viti 1960 në Francë”, tha ajo.
“Në qoftë se Marine Le Pen dhe ekstremi i djathtë do të fitonte do të ishte shenjë e keqe për politikën ndaj Kosovës. Opinioni publik dhe këto lëvizjet pro-europiane do të ndikonin për ta modifikuar qëndrimin e saj. Përfaqësuesit e saj kanë krahasuar arabët në Francë me shqiptarët në Kosovë duke përsëritur të pavërteta që thonë serbët duke thënë se shqiptarët nuk janë autoktonë dhe se rritja e tyre coi në pavarësinë e Kosovë gjë që është e pavërtetë dhe shkaktoi reagime. Këtu shtoja edhe faktin se ajo është pro-serbe”, përfundoi ajo.