-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pasuria e Avdullah Hotit, tri banesa të blera për 8 vjet

Rekomandime

Avdullah Hoti është kandidati i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryeministër të vendit, pas mandatit që Presidenti Hashim Thaçi i dha këtij subjekti politik për të krijuar qeverinë, pas rrëzimit të ekzekutivit të Albin Kurtit më 25 mars.Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsion, Hoti pasurinë e paluajtshme e ka deklaruar në pronësi të përbashkët.

Burimi: AKK
Ish-zëvendëskryeministri ka deklaruar tri banesa në pronësi të “përbashkët”, njëra me vlerë 68 mijë euro e blerë në vitin 2010, tjetrën 60 mijë euro të blerë në vitin 2015 dhe të tretën me vlerë 105 mijë euro të blerë në vitin 2018.Para të gatshme, Hoti ka deklaruar në pronësi të tij, bashkëshortes dhe të fëmijëve.

Burimi: AKK
Në pronësi të tij ai i ka deklaruar 1,317.23 euro para të gatshme në bankë, në pronësi të bashkëshortes 109.20 euro dhe në pronësi të fëmijëve rreth 1,224 euro.Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, ka deklaruar se ka edhe borxhe, në dy raste si detyrime të përbashkëta, të cilat në total kapin vlerën prej 40,726 eurosh.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit